Historiku

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), është themeluar në janar të vitit 2016, në bazë të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, i cili ka hyrë në fuqi më 28.04.2014. Deri në shndërrimin në Agjenci të Pavarur më 2016, ASHNA ka funksionuar nën statusin e kompanisë publike me emërtimin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës – Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, e që me këtë status ka funksionuar që nga viti 2011, përkatësisht që nga koncesionimi i shërbimeve terminale të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Me këtë rast qenë ndarë Kontrolli i Trafikut Ajrorë nga njëra anë dhe Shërbimet Terminale nga ana tjetër, ku deri në këtë kohë kanë funksionuar si një ndërmarrje publike me emrin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” .SH.A.

Histori e shkurtër e Aeroportit të Prishtinës që nga themelimi

1965
Aeroporti i Prishtinës është hapet zyrtarisht duke shërbyer vetëm për fluturime brenda vendit.

1985
Njësia e Teknologjisë Informative pajiset me teknologji sipas standardeve të ICAO-s.

1999
Me riaktivizimin dhe avancimin e pas luftës me datën 15 Tetor 1999 Aeroporti transferohet në Aeroport Ndërkombëtar dhe fillon ofrimin e transportit ajror në disa qytete evropiane.

2000
Fillimisht ky aeroport ka operuar vetëm fluturime humanitare deri në fillim të vitit. Gjatë kësaj periudhe forcat ruse të KFOR-it, së bashku me forcat tjera të NATO-s dhe aleatët e saj ishin përgjegjës për sigurinë e Aeroportit. Në këtë kohë Aeroporti i Prishtinës ka nisur me operimet dhe çështjet tjera të aeroportit me gjithsej 45 punonjës.

2002
Platforma dhe Terminali i udhëtarëve kanë filluar të rinovohen dhe ishin ndërtuar ndërtesat e reja për CARGO.

2002-2005
Aeroporti vlerësoi se ishin pranuar dhe përcjellë diku prej 800.000 deri në 1.000.000 udhëtarë komercial dhe ushtarakë në vit. Aeroporti ka rindërtuar objektet dhe ka instaluar teknikat e reja, ku gjatë tri viteve të fundit kompania ka rinovuar dhe ri-organizuar aeroportin në tërësi.

2006
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ fitoi çmimin ‘Aeroporti më i mirë në kategorinë e më pak se 1 milion udhëtarë’.

2008
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ u certifikua nga Autoriteti i Aviacionit Civil Islandez pas plotësimit të standardeve të sigurisë dhe sigurimit si rezultat i investimeve në projekte të ndryshme si ri shtresimi i pistës, ndriçimi i pistës, rruga dhe rrethoja perimetrike si dhe disa investimeve tjera.

2009
Aeroporti fillon të operojë 24 orë.

Mars - 2009
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, bëhet anëtare me të drejta të plota në CANSO Global (Civil Air Navigation Services Agency), që prej marsit të vitit 2009.

28 Nëntor 2010
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, zyrtarisht merr emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, pra emërtohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Prill-2011
Një vit pas nënshkrimit të kontratës për Partneritet Publiko Privat mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Limak & Airports de Lyon’ për dhënien me koncesion për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari” për 20 vitet e ardhshme, në Prill, koncesionar fillon edhe zyrtarisht menaxhimin e plotë të ANP “Adem Jashari”.

Me rastin e koncesionimit ndahen në njërën anë Kontrolli i Trafikut Ajror me emrin ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari” dhe nga ana tjetër Shërbimet Terminale nën menaxhimin e koncesionarit turko-Francez me emrin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Limak-Kosovo.