Kontrolli i Trafikut Ajror
Të sigurojë shërbim cilësor në përputhje me rregullat dhe direktivat e Manualit të Operimeve në KTA, përkatësisht në njësinë e kullës (TWR) dhe Vajtje-Ardhjeve (Approach-Radar) departamenti i KTA-së ka për qëllim;
- Të evitojë ndeshjet në mes të fluturakeve në hapësirën ajrore të definuar/caktuar të Kosovës.
- Të evitojë ndeshjet në mes të fluturakeve në hapësirën manovruese në tokë (brenda rrethojës së Aeroportit dhe pengesave tjera në të.
- Të përshpejtojë dhe të sigurojë mbarëvajtjen e rrjedhjës së rregullt të operimeve të trafikut ajror.
- Të ofrojë këshilla dhe informata plotësuese të nevojshme për realizimin e sigurt dhe efikas të fluturimeve.