Departamenti per Cilësi Siguri dhe Sigurim

– DCSS është Departament për punën e të cilit Menaxheri i DCSS-së i përgjigjet Drejtorit të ASHNA-s. Përmes këtij Departamenti sigurohet funksionimi i Sistemit për Menaxhimin e Sigurisë, Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë dhe Përputhshmërisë dhe Sistemit për Menaxhimin e Sigurimit në përputhje me kërkesat ligjore në fushën e aviacionit civil. DCSS udhëhiqet nga Menaxheri i saj, dhe në përbërje të vet ka tre Departamentet në vijim me nga një udhëheqës dhe secili Divizion përmban punonjës për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë në nivel të Divizionit përkatës :
a) Divizioni i Cilësisë
b) Divizioni i Sigurisë dhe
c) Divizioni i Sigurimit